Shifra e çmendur, ja sa fanella të CR7 janë shitur në Itali ditën e parë. Juventusi arkëtime rekord

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2018 | 23:37

Shifra e çmendur, ja sa fanella të CR7 janë shitur në Itali ditën e parë. Juventusi arkëtime rekord

Në 10 korrik Kristiano Ronaldo u zyrtarizua tek Juventusi, dhe 24 orë më pas, plot gjysmë milioni fanella të portugezit janë shitur. Siç raporton “Yahoo Italia”, 520.000 tifozë kanë blerë bluzën e CR7, pasi ato filluan të shiten në dyqane fizike dhe online.

ronaldo

Në Milano, çmenduria shkoi edhe aty ku sipas statistikave, çdo minutë shitej një fanellë e portugezit. Rreth 500.000 janë shitur online, ndërsa 20.000 janë blerë në dyqanet zyrtare të Juventusit dhe Adidasit. Me një kosto mesatare rreth 104 euro, Juventusi mund të ketë arkëtuar rreth 54 milionë euro, sipas shifrave paraprake, më shumë se gjysma që është paguar për Ronaldon, 105 milionë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"