Shifra astronomike, zbuloni sa do të paguhen gjyqtarët në Kupën e Botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 14:07

Shifra astronomike, zbuloni sa do të paguhen gjyqtarët në Kupën e Botës

Kupa e Botës është evenimenti më i madh për çdo futbollist. Por në këtë lojë marrin pjesë dhe ata që vendosin ekuilibrat në një ndeshje, arbitrat.

cakir

Në një eveniment të tillë shkojnë më të mirët dhe më poshtë do të zbulojmë se sa paguhen ata. “Trupa” e xhaketave të zeza përbëhet nga  36 kryesorë dhe 63 asistentë, të cilët janë përzgjedhur nga FIFA në sajë të një renditje që ata bëjnë për performacën e tyre.

Emra të njohur si Cakir apo Bryzh do të paguhen nga 57 mijë euro për kontributin e tyre. Kësaj shume do ti shtohet edhe 2500 euro të tjera për çdo ndeshje që do të gjykojnë. Për sa u përket asistentëve ata do të paguhen secili nga 20 mijë euro bazë dhe 1600 euro për çdo ndeshje.

373843_TS_04-04-18_7182202285_
Këtë Kupë Botë pagesa e gjyqtarëve është rritur ndjeshëm, sepse në Botëroret e mëparshëm ata nuk shkonin më shumë se 28-40 mijë euro. Lajmi kryesor për këtë Botëror në Rusi është se në çdo ndeshje do të aplikohet teknologjia  e njohur si VAR dhe arbitrat do të zhvillojnë seminare për tu praktikuar .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"