Shifër rekord, Atletiko Madrid refuzon ofertën e Mançester Junajtid për yllin e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 20:15

Shifër rekord, Atletiko Madrid refuzon ofertën e Mançester Junajtid për yllin e skuadrës

Mançester Junajtid po kërkon në mënyrë të dëshpëruar që të përforcohet në javët e fundit të merkatos për të ndryshuar situatën në kampionat ku duket qartësisht se ekipi i ndërtuar nga Ten Hag nuk ka forcën dhe cilësinë e duhur për të bërë diferencën në Premier Ligë. Por tashmë “djajtë e kuq” po refuzohen edhe kur ofrojnë shifra të çmendura për futbollistët.

zhoao feliks

Më e fundit është oferta që Atletiko Madrid i ka refuzuar për Zhoao Feliks. Mançester Junajtid kishte piketuar portugezin si një përforcim të rëndësishëm për këtë sezon dhe i kishte ofruar madrilënve shifrën e 130 milionë eurove, që do të ishte një rekord për klubin anglez.

Por sipas  ”AS”, Atletiko Madrid ka bërë të qartë se lojtari nuk është në treg dhe ka refuzuar këtë ofertë edhe pse është më e lartë se 127,2 milionë eurot që shpenzoi për 22 vjeçarin kur e bleu nga Benfika në vitin 2019. Klubi i ka vënë një klauzolë largimi prej 350 milionë eurosh lojtarit dhe sipas mediave spanjolle, nuk do të lejojë Zhoao Feliks të largohet nëse  Mançester Junajtid nuk i afrohet kësaj shifre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"