Shifër e majme, zbuloni sa përfiton Interi nga shitja e Manajt tek Granada

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2018 | 19:59

Shifër e majme, zbuloni sa përfiton Interi nga shitja e Manajt tek Granada

Ekipi spanjoll i Granadës mund të blejë kartonin e Rey Manajt, për shifrën e vetëm 1 milionë eurosh. Kështu raporton Gazzetta dello Sport, për shifrën që do të mund të përfitonte Interi nga shitja e sulmuesit shqiptar.

manaj

Gjithsesi, blerja e kartonit të Manajt nga Granada do të varet shumë edhe nga paraqitjet që do të bëjë sulmuesi kuqezi deri në fund të sezonit. 21-vjeçari në këtë sezon është aktivizuar në vetëm 17 ndeshje në Segunda Division për një total prej 464 minutash dhe vetëm në 2 raste titullar. Ka shënuar vetëm një gol në fitoren 1-3 në transfertë me Numancian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"