Shifër e çmendur/ Atletet e legjendës së basketbollit Majkëll Xhordan shiten në ankand për një çmim rekord

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2020 | 10:02

Shifër e çmendur/ Atletet e legjendës së basketbollit Majkëll Xhordan shiten në ankand për një çmim rekord

Një palë atlete të legjendës së basketbollit me firmën e  Majkëll Xhordanit të vitit 1985 u shitën në ankand të dielën.

Atletet u shitën tre herë më shumë se çmimi i prashikuar duke thyer rekordin botëror për atlete, sipas Sotheby’s.

Dhjetë persona nga e gjithë bota garuan për të blerë atletet e Jordan që u shitën për 560.000 dollarë në një ankand në internet.

Nike Air Jordan 1, që u veshën nga basketbollisti gjatë periudhës kur luante me Chicago Bulls, pritej të shiteshin 100.000 deri në 150.000 dollarë

Rekordi i mëparshëm mbahej nga një palë atlete të Nikë të vitit 1972 që u shtiën për 437.500.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"