VIDEO/ “Shfryn” Shaland, Suedisë i mjafton një gol kundër Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 17:48

VIDEO/ “Shfryn” Shaland, Suedisë i mjafton një gol kundër Kosovës

Kosova u mposht nga Suedia me rezultatin 1-0 në takimin miqësor dhe të parin për vitin 2020.

kosovaaaa

“Dardanët” nuk arritën të frenonin “vikingët verdheblu” duke u ndëshkuar nga futbollisti i Brondbit Simon Hedlund, i cili shënoi golin e vetëm të këtij takimi të zhvilluar në Doha të Katarit.

Të dy trajnerët e kombëtareve respektive Anderson dhe Shaland aktivizuan një numër të madh futbollistësh për këtë sfidë. Ndërkohë për 26 minuta luajti dhe lojtari i Partizanit Rron Broja.

ndeshja

Pas takimit, Shaland u shfaq i pezmatuar nga kjo ndeshje, pasi kërkonte që lojtarët e tij të jepnin më të mirën. Nga ana tjetër, Federata e Futbollit të Kosovës po punon që të zyrtarizojë një tjetër miqësore përpara sfidës së 26 marsit për Ligën e Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut.

Suedi-Kosovë 1-0

Shënues: Hedlund 75′


Formacionet zyrtare: 

Suedia: Abrahamson, Sandberg, Da Grasa, Larson, Anderson, Kacaniklic, Erlingamark, Saletros, Tankovic, Soder, Hedlund.

Kosova: Bekaj, Thaqi, Aliti, Kastrati, Shala, Bytyqi, Loshaj, F.Kastrati, Ibrahimaj, Rashani, Bekteshi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"