Shfryn Qarri: Arbitra palaço! Federata të mos largojë vetëm Jeminin, janë edhe 4 të tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2017 | 10:02

Shfryn Qarri: Arbitra palaço! Federata të mos largojë vetëm Jeminin, janë edhe 4 të tjerë

Presidenti i Kamzës, Naim Qarri, ka kritikuar ashpër gjykimin pas ndeshjes së djeshme me Kukësin, ku skuadra e tij mori një barazim. Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai është shprehur:

Qarri ben me sy

“Të them të drejtën, prisja fitoren, por më shumë u druhesha arbitrave dhe aty ndodhi problemi. Gjyqtarët janë të tre palaço si kryesori Meta, po ashtu edhe dy anësorët, Avdo e Shkreta. Federata duhet të largojë jo vetëm një Jemini, por edhe katër të tjerë, të cilët po prishin kampionatin. Jam krejtësisht i zhgënjyer nga gjykimi i tyre, të cilët e kanë mbajtur ndeshjen me njëanshmëri në favor të Kukësit.

Për sa i përket skuadrës, ajo ka zhvilluar ndeshjen më të bukur dhe duhej të dilte patjetër me tri pikë. Lojtarët tani kanë arritur formën e tyre më të mirë dhe pres akoma më shumë prej tyre”, ka thënë Qarri. Me sa duket, hatërmbetjet e presidentit kanë ardhur pikërisht për momentin e golit të parë, ku lojtari i Kukësit u përplas me portierin Halilaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"