Shfaqën sjellje agresive, policia spanjolle arreston 20 tifozë të Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2018 | 17:32

Shfaqën sjellje agresive, policia spanjolle arreston 20 tifozë të Milanit

Skuadra e Milanit do të zhvillojë ditën e sotme ndeshjen përballë skuadrës së Betisit në Spanjë në kuadër të Ligës së Europës. Por ende pa nisur sfida kanë filluar dhe përplasje e tifozëve. Rreth 20 tifozë të Milanit, janë arrestuar në qytetin e Sevijes mbrëmjen e së mërkurën, kjo pasi sipas “Mundo Deportivo” kanë bërë sjellje të pahijshme në katedralen e qytetit.

436090_TS_08-11-18_7587040422_

Gjithnjë sipas spanjolles bëhet me dije se lojtarët kishin shfaqur sjellje agresive duke hedhur fishekzjarrë dhe tymuese duke shkaktuar kështu dëme pranë makinave dhe ndërtimeve publike që kishin pranë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"