Shfajësohet Binoto, shefi i skuadrës italiane “shkarkon” përgjegjësitë: Ferrari nuk ka problem strategjie, na ka munguar… fati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2022 | 10:06

Shfajësohet Binoto, shefi i skuadrës italiane “shkarkon” përgjegjësitë: Ferrari nuk ka problem strategjie, na ka munguar… fati

Pas një nisjeje të sh këlqyer të sezonit, te Ferrari filluan uljengritjet, duke bërë qe Maks Vershtapen dhe Red Bulli të marrin komandën si në renditjen e pilotëve, gjithashtu edhe për konstruktorë. Shumë gara të shpërdoruara prej gabimeve të pilotëve, por gjithashtu skuadra nga Maranelo ka përfunduar në syrin e ciklonit për shkak të strategjive të gabuara.

binotto-leclerc-gp-silverstone-1200x675

Por për Matia Binoton, strategjia nuk duhet parë si pikë e dobët te Ferrari. Shefi i skuadrës i quan të padrejta akuzat në këtë aspekt.

“Mendoj se kam një ekip të madh që merret me strategjinë dhe nuk mendoj se kjo është pika jonë e dobët. Garat si ato në Monako, Silverston apo Pol Rikard u gjykuan sikur kanë qenë problematike për shkak të strategjisë, por unë nuk i kam parë të tilla, sepse besoj se ne kemi marrë vendimet e duhura”, shprehet fillimisht Binoto.

Më tej drejtori i Ferrarit thekson se zgjedhjet e bëra gjatë Kampionatit Botëror kanë qenë të duhurat: “Nuk jam i bindur se zgjedhjet tona kanë qenë të gabuara. Mendoj se kemi marrë vendimet e duhura në momentet kur i kemi marrë ato, edhe pse mund të kenë rezultuar pa fat, por jo të gabuara. Nëse shikojmë strategjinë tonë, ka raste kur kemi marrë vendime të mëdha dhe më të mira se të kundërshtarëve”, vijon Binoto.

Më pas tregon disa raste konkrete: “Për shembull, në Austri ne kishim strategjinë e duhur, ndryshe nga kundërshtarët tanë, ashtu siç kishim ndoshta strategjinë më të mirë edhe në Francë përpara gabimit të Sharl Lëklerkut. Në Pol Rikard treguam kurajë për të bërë një zgjedhje ku duhet të jesh jo vetëm i mirë, por edhe i guximshëm. Pra, në përgjithësi, ne kemi një skuadër të mirë dhe nuk mendoj se strategjia është një pikë e dobët për ne. Mund të fillojmë të diskutojmë përsëri, duke nisur nga Monako, Silverston dhe Pol Rikard, gara që nga këndvështrimi im mendoj se kanë qenë vendime të vështira, ndoshta kemi qenë pa fat, por jo gjithmonë kemi marrë vendime të gabuara. Kështu që e përsëris se strategjia është pika jonë e dobët për momentin”, është shprehur Binoto në një intervistë të dhënë për “Motorsport”.

renditja (4)

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"