Shevës nuk i pëlqen Milani që po ndërtohet: Klubi nuk ka asnjë plan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2017 | 18:14

Shevës nuk i pëlqen Milani që po ndërtohet: Klubi nuk ka asnjë plan

Milani është cilësuar nga shumëkush si mbreti i merkatos në kampionatin italian gjatë kësaj vere, por për Andri Shevçenkon, të blesh shumë lojtarë nuk do të thotë medoemos të jesh i suksesshëm.

Shevç

Shevç

“Nuk di çfarë të pres nga Milani. Ka dy mënyra të ndryshme për të arritur rezultate: mënyra e programuar dhe ajo e improvizuar’, ishin fjalët e tij për mediat ukrainase.

“Sipas mej, te Milani ka veprime konfuze. Nuk ka një plan të caktuar. Trajneri Vinçenco Montela mund të ketë një vizion apo strategji të caktuar, por në këtë periudhë kohore duhej të kishin lëvizur më shpejt.

Sheva Milan

Pastaj ka kaq shumë lojtarë të rinj. Blejnë një futbollist për një pozicion të caktuar dhe një muaj më vonë arrin një tjetër për të njëjtin rol. Këto janë vendime të improvizuara”, ishte sulmi i Shevas, i cili te kuqezinjtë arriti kulmin e karrierës duke fituar mes të tjerave Ligën e Kampioneve dhe “Topin e Artë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"