Shevçenko: Ukraina nuk ka asnjë të ardhme nëse nuk fiton bindshëm ndaj Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2017 | 10:29

Shevçenko: Ukraina nuk ka asnjë të ardhme nëse nuk fiton bindshëm ndaj Kosovës

“Erdha, erdha” dëgjohet një zë. Buzëqeshja e zakonshme, edukatë e lartë dhe shumë, shumë përulësi, pavarësisht se ka shkruar disa faqe të historisë së lavdishme kuqezi. Andrij Shevçenko nuk bën teka, pranon të intervistohet në rreshtin e fundit të një fluturimi drejt Tbilisit ku po shkon së bashku me disa legjenda të tjera kuqezi.

shevcenko

Në të njëjtin avion janë edhe të tjerë të lavdishëm të futbollit, me Maldinin, Totin, Zanetin, Kordoban, Bobanin, Kostakurtën që janë vetëm disa nga emrat që luajtën në një ndeshje bamirëse të organizuar nga Kakaber Kaladze. Ndër të tjera, Sheva flet dhe për ndeshjen e radhës ndaj Kosovës.

Shevçenko, si trajner i Ukrainës, mendoni për një përballje në “play-off” me Italinë?

Shpresoj që jo dhe jo vetëm për arsye taktike.

Na shpjegoni…

E dua Italinë dhe ndihem italian. Që fëmijë e kam Italinë në zemër.

Na tregoni pak…

Kur isha 11 vjeç, mora pjesë në një turne në Agropoli dhe u mahnita nga njerëzit, mënyra e jetesës dhe nga gjithçka tjetër. U ktheva në Ukrainë me bindjen se do të rikthehesha për të jetuar në Itali.

Pra, Italinë nuk e dëshironi në “play-off” për arsye zemre?

Pikërisht dhe nuk janë ndjenja të rrethanave.

Nuk qenka rastësi që në staf keni italianë, duke nisur që nga Tasoti?

Për sa i përket taktikës, Italia është një universitet futbolli. Seria A propozon shumë risi çdo vit dhe unë e ndjek me vëmendje. Me Tasotin merrem vesh vetëm më sy, ka qenë ngahera një pikë referimi për mua.

Për të evituar Italinë, duhet të mundni Kosovën e Kroacinë…

Do të ishte bukur të shkonim të gjithë në Rusi, por rruga për ne është ende e gjatë. Kroacia ka individualitete si Modriç, pa harruar Perisiç, Manxukiç e Brozoviç.

Praktikisht, në Botëror shkoni duke mundur Kroacinë?

T’i hedhim hapat një nga një, fillimisht kemi Kosovën.

Kanë vetëm një pikë në renditjen e grupit.

Nëse nuk fitojmë në Kosovë, bindshëm, nuk kemi asnjë të ardhme…

Kush e frymëzon Shevën si trajner?

Të gjithë dhe askush. Dua të njihem për punën time dhe kaq. Kolegët i shoh për të vjedhur ndonjë sekret, por asgjë më shumë se kaq. Lobanovski ishte shkencëtar futbolli në një kohë që metodologjitë e tij ishin një risi, Ançeloti nga ana tjetër ishte një ekspert marrëdhëniesh njerëzore, teksa Kapelo më ka habitur me stabilitetin e tij.

A keni në plan të stërvisni një ditë në Serinë A?

Jam krenar për sa kam bërë në Itali si futbollist, do të më pëlqente të bëja gjëra të ngjashme si trajner.

Kush mendoni se do ta fitojë kampionatin italian?

Juventusi është favorite për qëndrueshmërinë që kanë, ndërsa Napoli është rritur shumë, do të jetë një garë e bukur.

Po Interi?

Me Spaletin do të konkurrojnë deri në fund për vendet e para.

REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"