Shevçenko trajneri i ri i Ukrainës, përkrah tij edhe ikona e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2016 | 17:24

Shevçenko trajneri i ri i Ukrainës, përkrah tij edhe ikona e Milanit

Ish-futbollisti i Milanit, Andri Shevçenko është trajneri i ri i Ukrainës. Sipas mediave ndërkombëtare 39-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, me të drejtën e rinovimit edhe për dy vite të tjerë.

sheva-658x370 (1)Shevçenko ishte që prej fillimit të këtij viti asisten i Ukrainës dhe zyrtarizimi i tij sipas agjencisë “Unian” është bërë sot. Më herët, ishte përfolur për postin që ai do të merrte në stolin e Ukrainës.

Pak ditë më parë u shkëput edhe ikona e fundit nga kuqezinjtë, Mauro Tasoti. Pas 36 viteve me këtë klub, Tasoti do të jetë në krah të ish-sulmuesit të Milanit në Ukrainë.

Fillimisht Shevçekno refuzoi propozimin për të drejtuar Ukrainën në nëntor të vitit 2012, pasi la futbollin, por mesa duket ylli ukrainas ka ndryshuar mendje dhe do të drejtojë ekipin e tij në eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"