Shevçenko komenton Milanin: Do të ketë një përballje me Ikardin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 21:29

Shevçenko komenton Milanin: Do të ketë një përballje me Ikardin

Derbi i Milanos ësh të “pas derës” dhe njëri prej lojtarëve që i ka dhuruar gola me shumicë kësaj ndeshjeje është Andrij Shevçenko. Ish-sulmuesi kuqezi, tashmë trajner i Ukrainës, flet për këtë përballje dhe thotë se do të jetë spektakolare. Ai krahason gjithashtu dy sulmuesit argjentinas, Mauro Ikardi dhe Gonzalo Higuain.

andriy_shevchenko22_793362c

Sheva pëlqen punën që Gatuzo ka bërë deri tani dhe thotë se me drejtuesit e rinj është më i qetë. Ukrainasi shpreson shumë që Milani të rikthehet në Ligën e Kampionëve dhe vlerëson trajnerin Gatuzo si të duhurin për ta ringritur skuadrën në nivelet që duhet.

PRONARËT- “Me drejtuesit e rinj ka më shumë qetësi dhe shoh një linjë pune të mirë dhe të ndarë siç duhet, aty ku Leonardo dhe Maldini kanë një rol vendimtar. Janë duke formuar një skuadër të fortë”.

GATUZO- “Ai mund ta rikthejë Milanin në nivelet e larta. Ishte një lojtar me shumë grintë dhe ka ditur të përdorë inteligjencën për të treguar sa më mirë kualitetin që ka. E kompensonte me grintë teknikën e paktë. Është një lojtar që ka dhënë gjithmonë shpirtin në fushë”.

HIGUAIN- “Do të jetë një përballje e bukur mes tij dhe Ikardit. Higuain është një djalë serioz dhe ka ende shumë për të treguar, pavarësisht se ka fituar trofe. Mund t’i ndihmojë të rinjtë që të rriten. Ai është një vlerë e shtuar për skuadrën edhe jashtë fushe”.

IKARDI- “Është rritur shumë dhe ka marrë rolin e një lideri të Interit. Kur skuadra është në vështirësi, ai gjithmonë gjen rrugën për të shënuar një gol dhe për të zgjidhur problemet që kanë zikaltrit”.

KUTRONE- “Më pëlqen shumë mënyra sesi lëviz dhe si i krijon rastet për të shënuar. Është gjithmonë gati dhe i gjallë. Milani ka pasur gjithmonë sulmues të fortë dhe për momentin është edhe ai përveç Higuainit. Shpresoj shumë që Milani të ringrihet dhe të kualifikohet në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm”.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"