Sherri te Partizani, gjoba për Hakajn dhe zyrtarin. Shkodrani mund të përfundojë te … (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2019 | 23:59

Sherri te Partizani, gjoba për Hakajn dhe zyrtarin. Shkodrani mund të përfundojë te … (E PLOTË)

Partizani e ka mbyllur javën e parë përgati tore për Vllazninë me një përplasje mes mbrojtësit Esin Hakaj dhe trajnerit Franko Lerda. Italiani e ka kritikuar shkodranin për angazhimin në stërvitje dhe më pas e ka urdhëruar të largohet nga fusha. Lojtari kur la fushën e ka “lëshuar” gojën në debatin në distancë me trajnerin. 

pjimage (1)

Ky incident i radhës është pasqyra e asaj që është gatuar këtë sezon te Partizani, ku harmonia e vitit të shkuar në grup nuk ekziston më. Incidenti i ndodhur të shtunën në stërvitjen e zhvilluar në Elbasan, i pasqyruar një ditë më parë në “Panorama Sport”, do të analizohet mirë nga drejtuesit e klubit, ku do të merren edhe masa për përgjegjësit. E diela ka qenë pushim për të kuqtë, kështu që sot mendohet se drejtuesit do të mblidhen dhe të vendosin për ngjarjen.

“Panorama Sport” kontaktoi dje me drejtues të klubit për të kërkuar informacion rreth përplasjes Hakaj-Lerda dhe çfarë masash pritet të ndërmerren. Përveç mbrojtësit shkodran, që ka thyer disiplinën e brendshme, gjasat janë që masat të aplikohen edhe për pjesëtarë të stafit.

Sekretari i përgjithshëm i Partizanit, Gerald Burba, i pyetur nga “Panorama Sport” në lidhje me ngjarjen dhe masat që pritet të ndërmerren, u përgjigj: “Sipas mendimit tim, i pari që e meriton gjobën është ai zyrtari ynë që ka lejuar gazetarin brenda në seancën stërvitore.

esin hakaj

 

Nuk është çështja për t’i bërë bllokadë medias për informacione që lidhen me klubin tonë, por, sipas meje, seancat stërvitore janë ambient pune dhe jo pjesë e ndonjë ‘reality show’, ku mund të pasqyrohet çdo gjë se çfarë ndodh brenda orarit dhe vendit të punës.

Gjithsesi, edhe nëse do të ketë masa disiplinore apo masa të tjera, këto janë çështje që duhet të zgjidhen brenda shtëpisë sonë”. Partizani i ka të sanksionuara modelet e gjobave që në fillim të sezonit, por nisur nga ajo çfarë ka ndodhur në seancën e së shtunës, gjasat janë që Hakaj të përballet me një gjobë të majme, gjë të cilën ia ka kujtuar edhe trajneri kur ai po largohej, pasi i ka përmendur rrogën.

Pjesë e ndëshkimit mund të jetë edhe kalimi i mbrojtësit te Partizani B, por kjo është kompetencë e trajnerit Lerda, i cili e vlerëson kontributin e Esin Hakajt në varësi të lojtarëve që ka në dispozicion.

ILIR CARA – PANORAMASPORT.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"