Sherri pas ndeshjes Vora-Besëlidhja, mesfushori i lezhjanëve: Një nga tifozët më shau, u vetëmbrojta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2021 | 10:20

Sherri pas ndeshjes Vora-Besëlidhja, mesfushori i lezhjanëve: Një nga tifozët më shau, u vetëmbrojta

Ded Bushi sqaron sherrin e ndodhur në Pezë-Helmës. Mesfushori i Besëlidhjes u përfshi në një debat me një tifoz, situatë që degjeneroi më tej në grushte e shkelma. Lojtari tregon enkas për “Panorama Sport” se thjesht është vetëmbrojtur, ndërsa lojtarët, stafi dhe drejtuesit ndërhynë për t’i ndarë. “Sa i përket sherrit, gjithçka ka ndodhur kur po përgatiteshim të niseshim drejt Pezë-Helmësit. Një nga tifozët sapo më pa, nisi të shante dhe nuk ngurroi të më afrohej. Unë debatova me të, por ai nuk largohej dhe u detyrova të vetëmbrohem. Fatmirësisht aty pranë ishte stafi, që ndërhyri për ta larguar pa ndonjë ngatërresë të madhe. Kjo është e vërteta e lënë pas ndërkohë.
23319142_1909081062454094_5392655005909514816_n
Vëmendja jonë tashmë është përqendruar te ndeshja e radhës ndaj Partizanit B, që do ta zhvillojmë në stadiumin tonë. Ndeshja ndaj të kuqve inferiorë duhet fituar dhe kështu do të ndodhë, për këtë jam i bindur. Do të hyjmë në fushë për të bërë autokritikë për humbjen pararendëse. Ne nuk heqim dorë nga objektivat për t’u ngjitur në Superiore pasi i kemi të gjitha mundësitë. Duhet vetëm të mobilizohemi dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë. Pavarësisht se ndeshjen e parë në Tiranë ndaj Partizanit B e kemi fituar me goleadë 2- 6, kohët kanë ndryshuar, po ashtu edhe skuadrat. Përballjet nuk ngjajnë me njëra-tjetrën, ndaj duhet të luajmë me këmbë në tokë dhe mend në kokë. Koha kalon dhe duhet të rikuperojmë me shpejtësi”, përfundoi 22-vjeçari nga Laçi. Sakaq, ekipi po vazhdon përgatitjet për Partizanin B. Besëlidhja kërkon vetëm kthesën, pasi është e vetmja rrugë për të shpresuar ende te misioni “Superiore”.

FOTO EKSKLUZIVE/ Plas grushti pas ndeshjes Vora-Besëlidhja, përfshihen drejtues, lojtarë dhe tifozë

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"