Sherri në “Stamford Bridge”, kush është italiani që tërboi Zhoze Murinjon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 20:53

Sherri në “Stamford Bridge”, kush është italiani që tërboi Zhoze Murinjon

Po të mos kishte qenë reagimi i tij, sot do të ishim duke komentuar një Çelsi-Mançester Junajtid, kryendeshjen e javës së 9-të të Premier Ligës, për atë që ndodhi kryesisht në fushë dhe katër golat e shënuar. Sigurisht edhe për barazimin dramatik që arritën blutë e Londrës falë golit në frymën e fundit të ndeshjes me Ros Barklejn.

745646-marco-ianni-jose-reuters

Por, ai që e bëri më pikante përballjen, me provokimin e tepruar gjatë festës së golit në minutën e 96-të, ishte pa dyshim pjesëtari i stafit teknik të Çelsit, Marko Iani, i cili festoi përpara Murinjos dhe i tha diçka në delir e sipër. Edhe trajneri i Çelsit, Mauricio Sarri, festoi duke ngritur një grusht në ajër, por ishte Iani ai që tërboi Moun me reagimin e tij, i pasuar nga reagimi i tifozëve të Çelsit që thërritën në kor kundër ish-trajnerit portugez që dikur adhuronin: “shko p… Murinjo”.

MARKO IANI – Marko Iani ka lindur në vitin 1982 në Akuila dhe ka qenë një ish-mesfushor i niveleve të ulëta. Ai ndoqi Mauricio Sarrin nga Napoli në Londër gjatë kësaj vere, ku trajneri i Napolit e kishte në stafin e tij edhe gjatë dy viteve të fundit që qëndroi në “San Paolo”. Iani punoi dy vite si asistent teknik i Sarrit në Itali përpara se të bëhej asistent i dytë i trajnerit në “Stamford Bridge”.

2560

Ai formon stafin teknik të ngushtë të Mauricio Sarrit në Londër, i cili përbëhet nga vetëm 10 persona, së bashku me Xhanfrano Zolën, një nga dy asistentët e Sarrit dhe trajner i skuadrës së parë. Në Itali, Iani njihet si një nga katër “magjistarët” e taktikës dhe vlerësohet si truri i taktikës së Napolit që ndërtoi ish-bankieri. Por, nga 20 tetori 2018, ai do të mbahet mend edhe si njeriu që tërboi Zhoze Murinjon në rikthimin e radhës në ish-shtëpi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"