Sherri në pankinë, Partizani pritet të shqyrtojë sot përplasjen mes Dalipit dhe Kapeçes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2017 | 12:47

Sherri në pankinë, Partizani pritet të shqyrtojë sot përplasjen mes Dalipit dhe Kapeçes

Pas pushimit njëditor pas fitores në derbi, të kuqtë sot nisin javën përgatitore për Kukësin, por do të kryhet edhe “gjyqi” për protagonistët e sherrit në pankinë. Trepikëshi ka qenë gjëja më e vlefshme në derbi për Partizanin. Në minutat e fundit të takimit është prishur edhe harmonia në kampin e kuq, pasi ka pasur një përplasje mes dy pjesëtarëve të stafit.

dalipi

Përveç trajnerit të portierëve, Mario Kapeçe, dhe zv.trajnerit, Klevis Dalipi, që gati sa nuk u përplasën fizikisht, i përfshirë në debat ka qenë edhe mesfushori Jurgen Bardhi. Madje, ky i fundit shikohet si burimi i sherrit. I pakënaqur nga mosaktivizimi, lojtari ka shfryrë dhe më pas ka nisur debati me Dalipin e çuditërisht ka ardhur më pas shpërthimi i Kapeçes.

Fatmirësisht sherri është mbyllur shpejt, por sot ky veprim i protagonistëve do të analizohet në klub. Pritet që të pyeten personat e përfshirë në sherr dhe nuk është çudi që ndaj tyre të merren edhe masa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"