Sherri në ndeshjen miqësore, reagon Dinamo: Ja shkaku i ndërprerjes së takimit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2020 | 19:11

Sherri në ndeshjen miqësore, reagon Dinamo: Ja shkaku i ndërprerjes së takimit…

Nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare, klubi i Dinamos, ka konfirmuar ndërprerjen e ndeshjes miqësore ndaj Turbinës. Kjo përballje që po zhvillohej në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut, u ndërpre në çastet e pare, për shkak të një përplasje mes të dyja kampeve, prej lojës të rëndë dhe ofendimeve.

 

mIQESORJA

Sipas bluve, shkak për këtë ndërprerje u bë loja aspak fair-play dhe ofendimet e vendasve që në çastet e para, duke e bërë të pamundur vazhdimin më tej të ndeshjes.

NJOFTIMI I DINAMOS:

Ndeshja e programuar për t’u luajtur në Cërrik ditën e sotme, u ndërpre që në çastet e para të saj.

Shkak për këtë ndërprerje u bë loja aspak fair-play dhe ofendimet e vendasve që në çastet e para, duke e bërë të pamundur vazhdimin më tej të ndeshjes.

Dinamo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"