Sherri në ndeshjen miqësore, futbollisti shqiptar e pëson keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 23:12

Sherri në ndeshjen miqësore, futbollisti shqiptar e pëson keq

Mbrojtësi me origjinë shqiptare, Denis Simani, i cili është pjesë e Luzernit në Superligën e Zvicrës, është pezulluar me 4 ndeshje, për shkak të një sherri në duelin miqësor me skuadrën e Belizonës.

Simani

31-vjeçari u përplas me futbollistin brazilian Franko Romero pak para pushimit, teksa kjo gjë i ka kushtuar shtrenjtë të dy futbollistëve që do të mungojnë plot 4 ndeshje. Edhe pse një duel miqësor, kjo nuk i ka shpëtuar si Simanin edhe braziliani Romero.

Vlen të theksohet fakti se mbrojtësi shqiptar, afro 10 vite më parë ka qenë i grumbulluar me Kombëtaren Shpresa të Shqipërisë, teksa së fundmi ishte shndërruar në një lojtar të rëndësishëm te Luzerni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"