Sherri me tifozët, Guardiola kërcënon me largim nga stoli: S’kam pse kërkoj ndjesë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 14:59

Sherri me tifozët, Guardiola kërcënon me largim nga stoli: S’kam pse kërkoj ndjesë…

Nisje sezoni pozi tive për Mançester Sitin, me 7 fitore në 9 ndeshje dhe 6 golat shënuar Lajpcigut në Champions. Por mes Pep Guardiolës dhe tifozëve diçka është thyer. Pas sfidës kundër gjermanëve, trajneri kërkoi një prezencë më të madhe në “Etihad” (ishin 38 mijë tifozë nga 55 mijë vende) në sfidën e sotme kundër Sauthemptonit. Deklarata që tifozëve nuk u kanë pëlqyer dhe u pozicionuan përmes sekretarit të përgjithshëm të tifozëve zyrtarë të “Qytetarëve”, Kevin Parker.

guardiola

“Kërkesa e Guardiolës duket e pavend dhe zhgënjyese. Ka fakte, shifra që konfirmojnë prezencën tonë dhe ato janë të shkëlqyera. Me sa duket trajneri ynë nuk e kupton vështirësinë që shumë njerëz kanë për të shkuar në stadium mbrëmjen e së mërkurës. Besojmë se ai është absolutisht trajneri më i mirë në botë, por e ftojmë që t’i përmbahet rolit të tij, të stërvitë skuadrën”.

Guardiola sherri

PËRGJIGJA – Parker, i cili është një i abonuar i klubit të Sitit që prej vitit 1973 mori këtë përgjigje dje në konferencën për shtyp një ditë më parë nga trajneri: “Zoti Parker duhet të rishikojë fjalët e tij. Unë nuk do të kërkoj ndjesë. A thashë pas ndeshjes se isha i zhgënjyer sepse stadiumi nuk ishte plot? Kështu e keni interpretuar ju dhe nuk është problemi im. Prandaj nuk kam asnjë arsye për të kërkuar ndjesë. Jam i surprizuar nga kjo që ndodhi.

Ajo që thashë është se do të më pëlqente që të kisha mbështetjen e tyre, kemi nevojë për tifozllëk: për 40 apo 50 mijë tifozë. Preferoj që të kem publik. Nëse nuk vijnë, atëherë në rregull. Nëse vijnë, atëherë është një kënaqësi. Tifozët tanë do të jenë në stadium nesër (sot). Shpresojmë që zoti Parker të jetë atje për të na parë. Nëse do të bëhesha një problem për tifozët atëherë unë largohem, por unë jam njëri nga ata. Që prej ditës time të parë këtu jam përpjekur të bëj punën time në mënyrën më të mirë të mundshme”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"