Sherri me tifozët, Arsenali merr vendimin për Granit Xhakën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 21:49

Sherri me tifozët, Arsenali merr vendimin për Granit Xhakën

Granit Xhaka nuk do të jetë më kapiten i Arsenalit. Ky është çmimi që paguan mesfushori shqiptar i Zvicrës, për shpërthimin ndaj tifozëve në ndeshjen e 27 tetorit ndaj Kristal Palasit në shtëpi.

xhaka

Ka qenë vetë trajneri Unai Emeri, që ka konfirmuar ditën e sotme se kishte folur me Granitin, dhe ai nuk do të ishte më kapiten i “topçinjve”. Tashmë pritet që shiritin e kapitenit ta marrë Pierr-Emerik Aubamejang.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"