Sherri me Konten, flet Tuhel: Nuk ndodhi asgjë e keqe. Rivalët mund të ofendohen nga festimi im, por bënë të njëjtën gjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2022 | 21:29

Sherri me Konten, flet Tuhel: Nuk ndodhi asgjë e keqe. Rivalët mund të ofendohen nga festimi im, por bënë të njëjtën gjë

Tomas Tuhel është munduar ta kalojë di diçka normale zënkën e tij me Antonio Konten gjatë derbit mes Çelsit dhe Totenhemit. Të dy trajnerët u përplasen dy herë dhe në fund u ndëshkuan me karton të kuq pasi u desh të ndaheshin nga stafet e skuadrave.

sdsadasd

“Mendoja se kur shtrëngon duart e sheh tjetrin në dy, por ai kishte një mendim tjetër. Nuk ishte i nevojshëm, por shumë gjëra nuk ishin të nevojshme.

Futbolli është emocional. Nuk ka nevojë që ta ndezim më shumë. Kishte trajnerë emocionalë në pankina dhe kjo është e gjitha.

Nëse do të takohemi më pas, do të takohemi. Nëse jo, jo. Ec pra! Është mes dy konkurruesve dhe asgjë e keqe nuk ndodhi”, tha Tuhel pas sfidës.

Ndërkohë, ai shpjegoi edhe festimin e tij pikërisht para Kontes dhe pankinës së Totenhem kur Çelsi kaloi përkohësisht në avantazh.

“Ne mes të festimit mendova se nuk duhej ta bëja një gjë të tillë, por shpesh një ndeshje të përfshin tërësisht. Kjo ndeshje më mori me vete. Ishte një përpjekje brilante pasi një barazimi të pamerituar. Ishte lumturi e pastër dhe mund të ofendojë kundërshtarët, por ata bënë të njëjtën gjë kur barazuan”, tha Tuhel pas përfundimit të sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"