Sherri me Bathën në fund, Aleksi: Nuk e mbajtën nervat, i kërkova që të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 8:14

Sherri me Bathën në fund, Aleksi: Nuk e mbajtën nervat, i kërkova që të…

Mesfushori i Teutës, Albano Aleksi, pas barazimit ndaj Tiranës 1-1 në Durrës, u shpreh se kjo ishte një ndeshje ku Teuta meritonte më shumë.

albano aleksi

Sipas tij, skuadra luajti mirë, por në pjesën e dytë arriti të shënonte në portën bardheblu. Aleksi foli edhe për sherrin me Idriz Bathën.

Kjo pikë ndaj Tiranës ishte një pikë e vlefshme?

E nisëm mirë këtë takim, madje edhe mund të shënonim pasi ekipi po sulmonte vazhdimisht ndaj kundërshtarit. Por, në pjesën e dytë luajtëm akoma më mirë se Tirana. Jam i kënaqur nga të gjithë shokët, edhe pse në përgjithësi dolën nga detyrat, për shkak se kishin dëshirë për të fituar.

Ndoshta edhe mund të fitonit në momentin kur kundërshtari ishte me një lojtar më pak?

Po, është e vërtetë që e rritëm dhe më shume presionin ndaj kundërshtarit. Në 20 minutat e fundit mund të them se nëse shtylla e Kallakut do të ishte gol, loja do të merrte rrjedhë tjetër. Por skuadra tregoi karakter dhe në fund, pas shumë sulmeve, arritëm të shënonim.

bandicam 2019-11-02 18-52-32-135

U patë shumë nervozë në fund me Bathën, çfarë ndodhi?

Ishte një moment në përfundimin e ndeshjes dhe nervat e kundërshtarit nuk mbajtën, pasi ne shënuam. I kërkova të qetësohej, por veproi keq. Më pas erdhën të dyja palët dhe gjendja u qetësua.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"