Sherri i Lerdës me Mehmetin, flet Olsi Rama: Ja e vërteta, nuk është mirë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2019 | 0:04

Sherri i Lerdës me Mehmetin, flet Olsi Rama: Ja e vërteta, nuk është mirë që…

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, komentoi barazimin me Kukësin ditën e sotme, ndërsa tregoi edhe për sherrin mes trajnerit Franko Lerda, e ndihmësit të tij, Dritan Mehmeti. Ai u shpreh se nuk është mirë, që palët të kërkojnë llogari, direkt pas ndeshjes, kur gjakrat janë ende të nxehura.

olsi rama

Teksa ishte i ftuar në “Rubrikën Sportive”, Rama tregoi se nëse do ishte në vendin e Lerdës, do e freskonte me të rinj ekipin ndaj Kukësit, ndërsa komentoi edhe faktin se kishte shumë mungesa.

BARAZIMI ME KUKËSIN – Barazimi nuk më kënaq asnjëherë si rezultat, por jam i kënaqur me lojën e ekipit, me atë që dhanë çunat në fushë, dhe me rritjen graduale që po pëson loja e ekipit. Jemi herët për të bërë llogari pikësh. Rëndësi ka si vihen në fushë skemat e trajnerit, për të arritur te rezultatet. Sfida e momentit është të ndërtojmë një lojë që sjell rezultatin.

SHKËPUTJE – Është normale që u futëm për fitore. Të kondicionuar edhe nga mungesa në organikë. Hakaj ishte me temperaturë. Idrizaj vjen nga vjen nga dëmtim i gjatë. Patëm mungesën e Telushit dhe Romeros, dhe u detyruam të luante Broja para mbrojtjes, për herë të parë. Kthimi në 3-5-2, që është debatuar shumë, për mua tregoi që ekipi mund të shprehet në të dyja sistemet. Për një ekip që pretendon të ecë para e të dalë kampion, duhet të ketë më shumë se një skemë, që të vëmë në vështirësi kundërshtarët. Kishim “armë” në stol, edhe me gjithë mungesat. Asani, Braun, por çështja është se kur e shikon që lojtarët po japin ende, e ke të vështirë të bësh edhe ndryshime. Edhe Bardhi e Çinari që po bënin shumë volum, e ke të vështirë t’i zëvenëdsosh. Për mua, kur një trajner ka 3 ndërrime, mund të tentojë të freskojë ekipin me gjakun e ri. Gjithsesi, ekipi nuk pati lodhje apo rënie, por deri në fund, funksionuam.

PARTIZAN I FRENUAR? – Dëmtimet janë pjesë e një kampionati të gjatë. Romero ishte lojtari i parë në javën e parë të fazës së dytë, që mungoi për kartona. Nuk kemi nervozitet të tepruar. Edhe Trashi luajti me një dëmtim të lehtë, deri pak para ndeshjes nuk dihej nëse do ishte pjesë e grupit. Dëmtimi i Telushit ka kohë që e ngacmon, por nuk është gjë serioze, sepse nuk është në gradë shqetësuese. Do jetë gati shpejt.

SHERRI LERDA-MEHMETI – Debatet janë pjesë e punës, shoqërojnë një punë, kudo të jetë, jo vetëm në sport. Pas ndeshjes, mund të ketë pasur momente pakënaqësie për barazimin, ka pasur një debat, por që u mbyll aty. Isha prezent. Nuk kishte grusht, sepse isha prezent, por ishte një debat që u kërkua llogari. Të gjithë kanë më eksperiencë më shumë se unë në futboll, por është një rregull i pashkruar, që nuk flitet nëpushim, apo pas ndeshjes, pasi të gjithë duhet të ulin ritmin e të përqendrohen. Është diçka që të evitohet në çdo ambient, por ajo përfudoi aty. Trajnerët të dy shtrënguan dorën e lojtarëve.

GJESTI I LERDËS – Bëri një gjest të bukur, kur nxori topin. Lerda e shpjegoi, pse iu drejtua Duros, por lojën e ndal vetëm arbitri, sipas FIFA-s. Edhe pyetjet për Lerdën, është pak “telefon i prishur”, prej cilësisë së përkthimit. Kur i drejtohet Duros, më duket dhe si Spaleti, e i thotë Duros: “Ti ke qenë dhe trajner i Partizanit, si ke mundësi që ke kaq flokë”…

MERKATO NË SHITJE – Këtë vit kemi dy të huazuar. Të dyja kontratat janë me përqindje kartoni të Partizanit, në rast shitje në fund sezoni. Me bisedimet me Veronën për Boldorin, parashikon faktin që të jetë në Kupat e Europës me ne, dhe të drejtën e Partizanit për ta shitur. Boldori është një nga ata që pritet të shpërthente me Rumaninë, është blerë nga Roma. I duheshin minuta, dhe pranoi të vinte në Shqipëri. Edhe për Romeron kemi përqindje, kemi një kontratë që na e ul koston e rrogës. Është një lojtar që është cilësor. Ka nevojë për pak punë, sepse vjen nga një vit që nuk ka luajtur shumë. Duhet të rrisë kondicionin. Për sa i përket shitjeve, që është një nga synimet e klubit, i kemi disa lojtarë. Çdo gjë do varet nga performanca. Edhe Solomoni apo Braun, është bërë që të vijnë në Shqipëri, të kenë vijueshmëri e të shënojnë. Solomon ka luajtur me Partizanin e Beogradit, dhe pretendohej të shitej për shumë milionë. Ai po njeh ende kampionatin. Për sa i përket shqiptarëve, është Trashi në rampën e lançimit me interesat e disa klubeve. Debutimi në Kombëtare ishte me sukses. Nëse vijon me këto ritme, hapen edhe horizonte të reja. Të luash me Kombëtaren ka përparësi. Mala, Çinari, Asani, janë në varësi të lojës që do bëjnë. Asani, një nga ata që pretendonim ta shisnim, do ketë dhe ai kohën e momentin e vet, të luajë e të shpalosë aftësitë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"