Sherret pas ndeshjeve, kur Fabrebas goditi Fergusonin me… picë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2017 | 23:03

Sherret pas ndeshjeve, kur Fabrebas goditi Fergusonin me… picë

Disa kohë më parë, misteri i “Pizzagate” më në fund u zgjidh. Ish-mesfushori i Çelsit, Cesk Fabregas, në atë kohë tek Arsenali, pranoi se ishte ai që hodhi copën e picës në fytyrën e trajnerit legjendar të Mançester Junajtidit, Aleks Ferguson, në tetor 2004.

fabregas ferguson

Një zënkë e turpshme, ku u përfshinë lojtarë të Arsenalit dhe Mançester Junajtid (pas fitores 2-0 për vendësit), në “Old Trafford”, që ndërpreu serinë prej 49 ndeshjesh pa humbje të londinezëve. Fabregas ishte përfolur edhe më parë si fajtor pas një deklarate të ish-shokut të skuadrës, por e ka pranuar vetëm pas 13 vitesh nga ndeshja, pavarësisht këmbënguljes se qëllimi nuk ishte të godiste teknikun.

Tensioni mes tifozërive të Arsenalit dhe Junajtid ishte shumë i lartë në atë kohë. Vetë Sër Aleks shkroi lidhur me incidentin në autobiografinë e tij ku, pasi pasqyron në detaj një përballje me Arsen Vengerin, shkruhet: “Ne i vendosnim ushqimet në dhomën e zhveshjes së miqve pas çdo ndeshjeje. Pica, pulë, gjithçka. Çfarë kujtoj? Vetëm që isha i mbuluar me picë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"