Sherr te Kraiova, presion i madh para… Vllaznisë/ Trajneri konfliktohet me lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2022 | 21:13

Sherr te Kraiova, presion i madh para… Vllaznisë/ Trajneri konfliktohet me lojtarët

Plas tek Universitatea Kraiova para ndeshjes së kthimit kundër Vllaznisë, e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës, që do të luhet nesër në orën 19:30 në stadiumin “Ion Oblemenco”. Mediat rumune kanë zbardhur dje prapaskenat e përjashtimit të dy futbollistëve, Dan Nishtor dhe Ionut Vinja.

KRAJOVA

Sipas së përditshmes rumune, “Sporturilor”, ndaj lojtarëve u morën masa jo vetëm për shkak të mungesës së impenjimit të tyre, por edhe të një sherri që ka ndodhur në dhomat e zhveshjes të dielën në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit ndaj Universitatea Kluzhit.

“Nishtor dhe Vinja janë në listën e zezë të drejtuesve të Kraiovës për një kohë të gjatë, por largimi i tyre nga ekipi ishte një surprizë. Masa ekstreme erdhi edhe për faktin se Dan Nishtor iu përgjigj trajnerit Balint. 34-vjeçarit iu rinovua kontrata edhe për një vit me një pagë mujore 14 mijë euro neto, pasi konsiderohej i rëndësishëm edhe për marrëdhëniet që krijonte në dhomat e zhveshjes.

Krajova3

Mirëpo, të dielën në pushimin e ndeshjes, Balint i ka goditur lojtarët në faqe në dhomat e zhveshjes. Në momentin që këtë e ka bërë ndaj Nishtor, ky i fundit i është përgjigjur trajnerit. Në thelb aty u vulos gjithçka dhe ndaj futbollistit u mor një ditë më pas masë ekstreme”, shkruante gjatë së martës gazeta rumune lidhur me incidentin tek Universitatea Kraiova.

Presioni te rivali i Vllaznisë është shumë i madh, për më tepër që drejtuesit e klubit kanë lëshuar sinjale të qarta se në klub do të ketë “furtunë”, duke nisur me shkarkimin e trajnerit Balint, gjithnjë nëse nuk arrijnë të kualifikohen të enjten ndaj shqiptarëve. Mbetet për t’u parë se sa do të arrijnë ta shfrytëzojnë këtë moment jo të mirë të rumunëve skuadra e drejtuar nga Mirel Josa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"