Sherr te Kamza, dy “problematikët” kapen me njëri-tjetrin. Ndreu i largon nga stërvitja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2018 | 10:03

Sherr te Kamza, dy “problematikët” kapen me njëri-tjetrin. Ndreu i largon nga stërvitja

Situata te Kamza nuk është e qetë dhe kjo po ndihet edhe në seancat stërvitore. Kulmi ka arritur dje, kur sulmuesi serb, Stevan Raçiç, është përplasur me mbrojtësin pogradecar, Vangjel Zguro.

zguro-bardhi-470x245 (1)

“Panorama Sport” mëson se fillimisht lojtarët kanë debatuar e më pas kanë nisur të fyejnë njëri-tjetrin. Duke qenë në kushte loje, Zguro i ka bërë një ndërhyrje serbit, e cila nuk i ka pëlqyer këtij të fundit.

Sulmuesi ka reaguar, duke e goditur me top i revoltuar Zguron. Në këtë moment, futbollistët e tjerë janë përpjekur të sheshojnë gjithçka, ndërkohë që situatën nuk e ka përtypur mirë trajneri Ramadan Ndreu.

Racic

Menjëherë, ky i fundit u ka komunikuar lojtarëve që të dalin jashtë terrenit stërvitor. Raçiç dhe Zguro kanë zbatuar urdhrin e trajnerit, ndërkohë që duke dalë të dy jashtë kompleksit të Kamzës, si për koincidencë, janë përballur me presidentin Naim Qarri.

Naim-Qarri-470x470

Ky i fundit ka pritur mbylljen e stërvitjes dhe ka bërë një mbledhje të shkurtër, duke iu kërkuar lojtarëve që të jenë më të disiplinuar. Gjithçka është mbyllur me një përqafim dhe lojtarët më pas kanë nisur batutat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"