Sherr te Bajerni, Hames kapet me shokun e ekipit në stërvitje (Foto)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2018 | 11:04

Sherr te Bajerni, Hames kapet me shokun e ekipit në stërvitje (Foto)

Një episod i pakëndshëm ka ndodhur në stërvitjen e fundit të ekipit bavarez, përpara ndeshjes ndaj Verder Bremenit. Hames dhe Rudy janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë stërvitjes duke sjellë një atmosferë tensioni në ekip.

3_1516438173-7785166

Hames Rodrigez dhe Sebastian Rudi u përleshen verbalisht, pasi ish-lojtari i Real Madridit ndërhyri ashpër ndaj mesfushorit gjerman, i cili reagoi shumë keq dhe dëshironte të përleshej me kolumbianin që ndodhej i shtrirë në tokë.

1_1516438157-2846603

Ngjarja mund të kishte marrë edhe përmasa të tjera, në qoftë se nuk do të kishin ndërhyrë shokët  e ekipit për të qetësuar situatën.

2_1516438164-5951653

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"