Sherr te Arsenali, dy futbollistët zihen me njëri-tjetrin. Mbrojtësi gjakos shokun e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 12:40

Sherr te Arsenali, dy futbollistët zihen me njëri-tjetrin. Mbrojtësi gjakos shokun e skuadrës

Arsenali nuk po gjen qetësi në fushë dhe as jashtë saj. “The Athletic” raportonte se një ndërhyrje në stërvitje mes David Luizit dhe Dani Sebajosit ka degjeneruar në përplasje fizike mes mbrojtësit brazilian dhe mesfushorit spanjoll, me këtë të fundit që është goditur nga Luiz dhe është gjakosur edhe në hundë. David Luiz nuk ka reaguar mirë pas një ndërhyrjeje të ish-talentit të Realit në fund të seancës stërvitore të së premtes së shkuar dhe e ka goditur me grusht në hundë Sebajosin, i cili është rrëzuar në tokë.
skysports-dani-ceballos-david-luiz_5177940
Sipas burimeve të tyre, Sebajos është ngritur në këmbë dhe ka shkuar të konfrontohet, por kanë ndërhyrë shokët e tjerë të skuadrës dhe stafi në mënyrë që sherri të mos vazhdonte. Arteta i ka dërguar ata në shtëpi pas ngjarjes dhe i ka detyruar që t’i kërkojnë falje njëri-tjetrit. Të martën, pas rikthimit në stërvitje, trajneri spanjoll i kërkoi atyre përpara se të dilnin në fushë që të sqaronin gjithçka. Por Sebajos e ka mohuar një lajm të tillë përmes rrjeteve sociale mbrëmjen e djeshme, duke e cilësuar si të trillim.

Megjithatë, pas tre ditëve pushimi, ata e kanë zgjidhur problemi mes tyre dhe i kanë kërkuar ndjesë edhe shokëve të skuadrës. Stërvitja mësohet se ka vijuar normalisht dhe mes tyre nuk ka më asnjë qejfmbetje.

Kjo nuk është hera e parë për Sebajosin, i cili është në sezonin e tij të dytë të huazimit në “Emirates”, që përfshihet në sherr me shokët e skuadrës. Përpara ndeshjes së javës së parë të këtij sezoni, kundër Fulhamit, ai pati një konflikt me zëvendësuesin Edi Nketiah gjatë nxehmjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"