Sherr në Yrshek, lojtari i Veleçikut bie pa ndjenja pas ndërhyrjes “horror” dhe përfundon në spital

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2017 | 11:55

Sherr në Yrshek, lojtari i Veleçikut bie pa ndjenja pas ndërhyrjes “horror” dhe përfundon në spital

Supersfida e javës së 9-të mes Vorës dhe Veleçikut i ka prodhuar të gjitha. Lojë e fortë, kontestime, penallti të akorduara dhe të paakorduara, tension dhe, për më tepër, një lojtar mik që përfundon në spital. Koplikasit kanë kontestuar ashpër arbitrimin e djeshëm të treshes nga Fieri me në krye Emirjon Sinon. Në fund fiton Vora, që shkëputet në krye të grupit dhe hedh një hap shumë të rëndësishëm drejt objektivit që ka: ngjitja në në të Parën.

TENSIONI

Loja nis me shumë tension dhe lojë të fortë. Pas shumë rastesh, miqtë gjejnë golin e avantazhit me anë të Denis Çokajt në minutën e 37-të. Në pjesën e dytë janë vendësit më kërkues dhe hyn në lojë sulmuesi Fation Shkëmbi, i cili i vetëm ndryshon fatin e ndeshjes. Të udhëhequr nga Shkëmbi dhe Melani vorakët barazojnë shifrat në të 63-ën. Dhe në të 80-ën është Shkëmbi që kalon Vorën në avantazh me anë të një penalltie.

ujka1

Kulmi vjen 3 minuta më pas, kur Ditmir Ujka hyn në zonë i vetëm përballë portierit, por një mbrojtës vendës i ndërhyn keq nga mbrapa duke e rrëzuar në tokë. Për arbitrin Sino nuk ka penallti, ndërsa lojtarët miq dhe pjesëtarë të stafit janë të gjithë në protestë duke i kërkuar llogari gjyqtarit. Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë për të qetësuar situatën pas 10 minutash. Ndërsa, Ujka dëmtohet rëndë dhe dërgohet menjëherë në Spitalin Ushtarak.

ujka

DULI

Trajneri i Veleçikut, Besnik Duli, u shpreh shumë i revoltuar për arbitrin Sino. “Kjo që ndodhi sot (dje) në Yrshek është skandal i madh. Arbitri Sino, që kishte ardhur me mision në këtë takim, nuk jep një penallti më se të drejtë për ne. Mbrojtësi i Vorës i ndërhyri aq rëndë Ujkajt sa e bëri për spital. Futbollisti ynë nuk ishte i vetëdijshëm në fushë dhe është përmendur vetëm në spital.

Është e turpshme që këta arbitra vendosin fatet e një ndeshjeje. Edhe delegati, vëzhguesi, madje edhe futbollistët e Vorës u shprehën se ishte një 11-metërsh i pastër dhe nuk e kuptuan se pse nuk u akordua nga Sino. FSHF të marrë masa. Nuk mund të vazhdohet kështu me këta gjyqtarë. Çfarë të bënte më shumë lojtari i Vorës që e bëri për spital futbollistin tonë që Sino të akordonte penallti. Kjo është çmenduri”, përfundoi Duli.

ARMANDO SUBASHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"