Sherr në Pezë, gjyqtari dhe lojtarët e Partizanit B sulmohen me grushte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2018 | 9:43

Sherr në Pezë, gjyqtari dhe lojtarët e Partizanit B sulmohen me grushte

Ndeshja mes Partizanit B dhe Klosit është mbyllur me sherr e grushte si në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes. Kanë qenë vendimet e arbitrit që nuk iu kanë pëlqyer klosianëve, shkaqet që sollën një përfundim të tillë. Siç deklaron futbollisti veteran i Klosit, Ervis Kadiu: “Na masakroi arbitri, na frenoi në lojën tonë”.

foto2

SHERRI

Fillimisht ka pasur protesta të vazhdueshme si nga lojtarët edhe nga stafi për vendimet e arbitrit kryesor, Rigers Zeneli. Por, në pjesën e dytë ishin më të theksuar dhe nervozizmi edhe për shkak të rezultatit ishte në maksimum, derisa në minutën e 80-të një nga pjesëtarët e stafit të Klosit ka hyrë në fushë për ta goditur me grusht, por lojtarët e Klosit e kanë mbajtur.

Sherri

Por, ky ka tentuar me forcë, derisa delegati Ilir Lame urdhëron forcat e sigurisë që të ndërhyjnë e ta nxjerrin jashtë rrethimit të fushës. Ashtu ka ndodhur dhe ka rinisur ndeshja pas 5 minutash ndërprerje.

Në përfundim të ndeshjes, një nga lojtarët e Klosit ka hequr bluzën dhe lakuriq për të mos u evidentuar ka shkuar drejt kryesorit për ta goditur me grusht, por kanë reaguar menjëherë forcat e sigurisë që kanë marrë në mbrojtje arbitrin Rigels Zeneli, derisa ka shkuar në dhomën e zhveshjes.

sdasd6

Gjatë kësaj kohe, në dhoma ka nisur një sherr me grushte mes lojtarëve të të dyja ekipeve. Kanë ndërhyrë sërish forcat e sigurisë që kanë ndalur vazhdimin e sherrit. Për sa i përket ndeshjes, Partizani B ka fituar 2-0 me Klosin.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"