Sherr në Kosovë, Magani përplaset me forcat e policisë. Trajneri: Jam i zhgënjyer (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2018 | 22:53

Sherr në Kosovë, Magani përplaset me forcat e policisë. Trajneri: Jam i zhgënjyer (VIDEO)

Llapi dhe Trepça 89 mbyllën një sfidë spektakole në Kosovë, teksa rezultati përfundimtar shënoi 3-3. Por, pas ndeshjes, tensionet në pankina ishin të mëdha, sa stafi nga pankina e Treppçës pati konflikt me policinë.

Këta të fundit kanë kapur njërin prej zyrtarëve të klubit, teksa kishin urdhër edhe për ta kapur edhe trajnerin, Gugash Magani, pasi ai i kundërshtonte. Në përplasje me forcat e rendit ka qenë edhe Ertan Demiri, ish-kapiten i Partizanit.

sherr kosove

Mirëpo, ndërhyrja e gjyqtarëve me kryesorin Genc Nuza bën që Policia të lë të lirë Maganin dhe të tjerët, pasi ata ishin zyrtarë të ndeshjes. Në lidhje me këtë episod, trajneri Magani është shprehur pas ndeshjes: “Jam i zhgënjyer me sjelljen e policisë, sepse ata nuk duhet të merren me personat zyrtarë, aq më tepër që nuk pati asgjë serioze. Gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin”

sherri kosove

Por, tensione duket se ka pasur edhe për një tjetër trajner shqiptar, Bledar Devolli tek KEK, në ndeshjen në transfertë me Rahovecin. Dy penalti të akorduara për “elektricistët” nga gjyqtari kryesor Bajram Gashi kanë sjellur paknaqësi te skuadra vendase dhe tifozëria e shumtë në numër dhe për 15 minuta ndeshja u ndëpre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"