Sherr me trajnerin Sampaoli? Higuain lihet jashtë kombëtares argjentinase, feston Ikardi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2017 | 14:30

Sherr me trajnerin Sampaoli? Higuain lihet jashtë kombëtares argjentinase, feston Ikardi

Gonzalo Higuain nuk është grumbulluar në mënyrë të habitshme nga ana e trajnerit të Kombëtares së Argjentinës, Horge Sampaoli, për ndeshjet e ardhshme eliminatore për Botërorin “Rusi 2018”, por me shpjegimin e vetëm se është një zgjedhje teknike.

higuain

Pa dyshim që një lajm i tillë nuk është se ka kaluar lehtë nga media botërore, aq më shumë nga ajo amerikanojugore, e cila menjëherë ka spekuluar se mes sulmuesit të Juventusit dhe trajnerit të bardhekaltërve mund të ketë pasur ndonjë mosmarrëveshje mes tyre, ndoshta ndonjë sherr, apo ndonjë hatërmbetje e kohëve të vjetra që ndoshta duhet zbardhur.

Pa dyshim që aspak i lumtur nuk ka qenë vetë “Pipita”, i cili ka parë që “vendin” e tij ta meritojë më shumë Korrea i Sevijes, edhe pse kjo temë nuk pritet që të lihet me kaq. Dhe të mendosh që vjet, kur erdhi te Juventusi, ishte disa kilogramë mbipeshë, por kjo nuk e frenoi Argjentinën dhe ish-trajnerin Bauza që ta thërriste në përfaqësuese.

Ndërsa Sampaoli, edhe pse sivjet Higuain ka qenë lojtari që është parë më në formë fizikisht te Juventusi, është lënë jashtë përfaqësueses. Për sa u përket anëtarëve të tjerë të repartit sulmues, Lionel Mesi dhe Serxho “Kun” Aguero ishin të padiskutueshëm, ashtu sikurse Paulo Dibala, ndërsa nuk ka munguar as thirrja për interistin Mauro Ikardi dhe Korrean e Sevijes.

IKARDI BËN FESTË

Lajmi i grumbullimit në kombëtare për Mauro Ikardin dhe familjen e tij ka qenë një festë. Bashkëshortja Vanda Nara ka publikuar një video me dron ku feston së bashku me djalin e saj Valentino. Ndërsa Ikardi ka shkruar në Instagram: “Argjentina ime e dashur takohemi prap pas 4 vitesh”. Me pak fjalë, një trofe personal për interistin…

JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"