Sherr me Raxhin, Monako përzë Kilian Mbapenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2017 | 19:25

Sherr me Raxhin, Monako përzë Kilian Mbapenë

Kilian Mbape është gjithmonë e më pranë largimit nga skuadra e Monakos. 18 vjeçari është përfshirë në një incident me mbrojtësin italian Andrea Raxhi.

Mbape

Francezi u dërgua në shtëpi pas grindjes me 33 vjeçarin gjatë një seance stërvitore. Sulmuesi fillimisht nuk pranoi të largohej nga terreni ku ekipi po stërvitej, më pas ka ndërhyrë stafi teknik për të bërë të mundur largimin e Mbapesë.

Raxhi

Zërat e fundit, për një interesim në merkato të PSG-së për yllin e Monakos, kanë bërë që situata në klub të mos jetë aspak e qetë. Me incidentin e krijuar së fundmi, francezi ndodhet vetëm një hap larg derës së daljes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"