Sherr dhe shishe në fushë, kaos në derbin e luajtur në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 14:28

Sherr dhe shishe në fushë, kaos në derbin e luajtur në Kategorinë e Parë

“Panorama Sport” ju tregon pikantet e sfidës Apolonia-Lushnja, e cila përfundoi me rezultatin 3-0:

apolonia-lushnja

– Afro 500 tifozë e kanë ndjekur derbin e Myzeqesë në stadiumin “Loni Papuçiu”.

Nuk munguan edhe ish-lojtarë të tëdyja kampeve, si Julian Gërxho, Xhonatan Lajthia dhe Oltion Haremi. I pranishëm ishte edhe ish-trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla.

Në 20 minutat e fundit të pjesës së dytë, tifozët lushnjarë nuk reshtin së hedhuri shishe në drejtim të anësorit Kasa.

Futbollistët e Lushnjës debatojnë shpesh me njëri-tjetrin në fushën e lojës, shkak bëhen pozicionimet e gabuara.

Nervat arrijnë kulmin në minutat e fundit, kapen me njëri-tjetrin mbrojtësi Ruço dhe sulmuesi Gjata. Në sherr përfshihen edhe lojtarët e tjerë. Ndeshja ndërpritet për disa minuta. Ndërhyjnë trajnerët Duro e Kule për të qetësuar situatën, e cila doli jashtë kontrollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"