Sherr dhe dhunë mes tifozëve, Federata bën shembull Parisin dhe Lionin. Përjashtohen të dyja nga Kupa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2021 | 19:15

Sherr dhe dhunë mes tifozëve, Federata bën shembull Parisin dhe Lionin. Përjashtohen të dyja nga Kupa

Komisioni disiplinor i Federatës Franceze të Futbollit, i mbledhur këtë të hënë për të shqyrtuar incidentet e ndodhura në sfidën e Kupës së Francës mes Paris FC dhe Olimpik Lion vendosi masën drastike të përjashtimit të të dy ekipeve eliminimin nga ky kompeticion. Tifozët e dy skuadrave lëshuan flakadanë ndaj njëri-tjetrit dhe më pas u përleshën edhe në fushë, duke sjellë braktisjen e sfidës.

asdasdasddasad

Olimpiku i Lionit do të duhet të bëjë pa tifozët në sfidat e mbetura këtë sezon në ndeshjet si udhëtues, në të gjitha kompeticionet e FFF-së. Gjithashtu klubi do të dënohet me 52 mijë euro gjobë dhe rimbursimin e kostove lidhur me riparimin e dëmtimeve në stadium.

Nga ana tjetër, ekipi i Paris FC do t’i luajë pesë ndeshjet e ardhshme në fushë neutrale dhe do të dënohet me 10 mijë euro gjobë.

Nisa ishte ekipi që do të ndeshej me fituesin e kësaj përballjeve dhe për shkak të vendimeve nga Federata Franceze e Futbollit, ekipi i rivierës franceze do të kualifikohet automatikisht në raundin tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"