Shënon prej 13 sfidash radhazi, “snajperi” Levandovski gati të shkërmoqë rekordin e Mylerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2019 | 16:43

Shënon prej 13 sfidash radhazi, “snajperi” Levandovski gati të shkërmoqë rekordin e Mylerit

Gerd Myler mban ende rekordin për numrin e golave të shënuar në një sezon, 40. Por Robert Levandovski është “bomberi i kombit” dhe nuk do t’i ndahet për asnjë moment legjendës gjermane. Polaku po kalon aktualisht formën e jetës duke shënuar 13 gola për Bajernin në kampionat.

media.media.96b41f8a-dcc3-40e0-bc2d-947f9f0afce8.original1024

Goli ndaj Union Berlin jo vetëm që i vulosi fitoren në javën e 9-të të Bundesligës, por ishte edhe i 13-ti radhazi që nga starti i sezonit. Askush si ai. Me golin e tij, 31-vjeçari parakaloi në listën e golashënuesve të përjetshëm, Manfred Bursmyler që tani renditet i vetmi në vendin e katërt.

49 GOLA NË FUND?

Më shumë se 47 vite kanë kaluar nga koha kur Gerd Myler shënoi golin e 40-të. “Bomberi” që i dha edhe Botërorin në 1974-ën kombëtares gjermane, tani mund të ketë një pasues. Kjo pasi nëse Levandovski vazhdon të shënojë me ritme të tilla deri në javën e 34-t, mund të thyejë 40 golat e gjermanit.

Myler Levandovski

Matematika parashikon që në fund Leva të shkojë në kuotën e 49 golave. Nëse i hedh një sy statistikave të Myler, mund të dallosh qartë se në periudhën më të mirë të tij, ai nuk shënonte kaq shpesh sa polaku. 36 nga 40 golat e shënuar në sezonin e rekordit ai i bëri pas javës së 10-të. Më pas erdhën katër tregolësha, një katërgolësh madje edhe një pesëgolësh.

REKORDE TË TJERA

Me sa duket, fanella e Bajernit e ka motivuar në maksimum numrin 9, që kur luante për Borusia Dortmund shënonte mesatarisht një herë në 133 minuta. Me kalimin e tij në Mynih, kjo shifër ra në 98 minuta. Në 299 ndeshje në Bundesligë, ai ka shënuar 215 në total. Një shifër më të mirë ka vetëm një, Gerd Myler. Myler ka shënuar 365 herë në 427 ndeshje. Ajo që i bashkon të dy bomberat janë vetëm golat.

42915115-gerd-mueller-r-und-robert-lewandowski-WYIiRgWhoa7

Të dy ata janë golashënuesit më të mirë në historinë e Bundesligës. Ish-bomberi ka dalë në shtatë sezone golashënuesi më i mirë (1967, 1969, 1970, 1972, 1973, 1974, 1978). Pasardhësi i tij ka arritur deri tani të shpallet vetëm katër herë. Në sezonin e fundit, Leva bëri atë që askush nuk e kishte bërë në 20 vite, të shpallej goleadori më i mirë në 3 sezone rresht duke mundur edhe të madhin Myler.

Teksa jemi vetëm në fillim dhe polaku mund të bëjë magji të tjera, ai është që tani një nga lojtarët më të mirë për kampionët e Gjermanisë. Askush nuk duket se do ta ndalë në këtë sezon, i cili mund të jetë i paarritshëm për këdo që mund ta pasojë atë në vitet e ardhshme. Për tifozët ai është më i miri që i kanë zënë sytë pas të madhit Myler, që tani duket se është vetëm një kujtim i largët për ta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"