Shënon ndeshjen e 70-të si trajner i Tiranës, Shehi para sfidës me Partizanin: Luftojmë për gjithçka këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2022 | 8:27

Shënon ndeshjen e 70-të si trajner i Tiranës, Shehi para sfidës me Partizanin: Luftojmë për gjithçka këtë sezon

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi në fund të sfidës me Veleçikun pranoi se skuadra e tij nuk ka vetëm një objektiv, por dy. Bëhet fjalë për kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë.

ORGES SHEHI

“Fillimisht dua të falënderoj vendësit për mikpritjen. Sa i takon lojës, sot (dje) u dhashë hapësirë shumë futbollistëve, që më shërbeu edhe si një test kontrolli për ta. Tirana ka si objektiv të dy trofetë, atë të Kupës edhe të kampionatit”, tha trajneri i Tiranës Orges Shehi.

Tirana drejtohet nga Orges Shehi, i cili erdhi në krye të Tiranës më 27 janar 2021. Kanë kaluar më shumë se një vit e tetë muaj dhe Shehi është trajneri më jetëgjatë i epokës “Halili”.

Për statistikë, Shehi në sfidën me Partizanin shënon ndeshjen e 70-të si trajneri i bardhebluve. Me Teutën ishte ndeshja e 69-të. Në këto një vit e tetë muaj, Shehi ka grumbulluar 38 fitore, 14 barazime dhe 17 humbje. Golavarazhi është 120:62, duke fituar një titull kampion me Tiranën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"