Shënon më shumë se kushdo në botë, sulmuesja e Kombëtares vendos rekord

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2020 | 21:21

Shënon më shumë se kushdo në botë, sulmuesja e Kombëtares vendos rekord

Futbollistja e Kombëtares së femrave, Megi Doçi është shpallur sërish golashënuesja më e mirë në botë. Shkodrania e cila është pjesë e Vllaznisë, e ka nisur vitin 2020 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke qenë më e mira në botë, për numrat e golave të shënuara.

Megi

23-vjeçaria ka shënuar plot 85 gola, në të gjitha kompeticionet, kampionat, kupë dhe me ekipin kombëtar, duke e merituar plotësisht çmimin simbolik të golashënueses më të mirë të vitit 2019.

MG_5108-696x532

Ka qenë shoqëria spanjolle “Futebol Feminino Alternativo” ajo që për të katërtin vit radhazi organizon një studim të tillë për futbollin e femrave duke analizuar më shumë se 60 kampionate nga e mbarë bota dhe duke bërë një renditje të shënueseve më të mira. Doçi ka lënë në vendin e dytë me vetëm një gol më pak, futbollisten e Barcelonës Krystyna Freda ndërkohë që në vendin e tretë është e renditur futbollistja e Apolonisë Kesjana Goro me 71 gola.

RENDITJA E PLOTË:

1 – Megi Doci (ALBANIA, VLLAZNIA) 85 gola;

2- Krystyna Freda (EUA, BARCELONA FA/APOLLON LADIES) 84 gola;

3- Kesjana Goro (ALBANIA, APOLONIA) 71 gola;

4- Karina Vega (PARAGUAI, LIBERTAD/LIMPEÑO) 67 gola;

5- Erika Hernández (PANAMÁ, CD UNIVERSITARIO) 60 gola;

6- Ana Milovic (ESLOVÊNIA, ZFK BREZNICA/OLIMPIJA LJUBLJANA) 56 gola;

7- Vivianne Miedema (HOLANDA, ARSENAL) 53 gola;

8- Madeline Riera (EQUADOR, DEPORTIVO CUENCA) 52 gola;

9- Stavriana Antoniou (CHIPRE, CHRISOMILIA AG AMVROSIOU KERINEIAS) 46 gola;

10- Rimanté Jonusaite (LITUÂNIA, FK GINTRA) 46 gola

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"