Shënon Magani, fiton Liria e Shkëmbit. Ndalet Prishtina, Trepça humb dhe largon trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2017 | 20:37

Shënon Magani, fiton Liria e Shkëmbit. Ndalet Prishtina, Trepça humb dhe largon trajnerin

Janë zhvilluar sot 4 takime të javës së 4-t të Superligës së Kosovës. Liria e trajnerit Bledi Shkëmbi është kthyer te fitorja duke mposhtur në shtëpi Dritën me rezultatin e pastër 2-0. Autorët e golave ishin Qëndrim Gashi dhe Artur Magani në pjesën e parë të takimit.

liria

Prishtina është ndalur në një barazim 1-1 në transfertë përballë Drenicës. Kryeqytetasit kaluan në avantazh në minutën e 83-të me anë të Bozoviç, por vendasit arritën të barazonin shifrat në minutën e parë shtesë falë Hamitit.

Kampionët e Trepçës ’89 u mposhtën në transfertë me rezultatin 2-1 përballë Vllaznisë së Pozheranit. Në përfundim të ndeshjes, klubi nga Mitrovica dhe trajneri Zekerija Ramadani ndërprenë bashkëpunimin mes tyre teksa në 4 javët e para Trepça ka pësuar 2 humbje.

Në ndeshjen tjetër, Besa e Pejës mposhti 2-0 Flamurtarin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"