Shënon Grezda, por Lokomotiva nuk fiton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2015 | 20:00

Shënon Grezda, por Lokomotiva nuk fiton

grezdaEros Grezda ka shkëlqyer në sfidën ndaj RNK Splitit duke shënuar golin e avantazhit për skuadrën e tij  Lokomativën e Zagrebit. Dhe pse takimi u mbyll në shifrat e barabarta 1-1, mesfushori gjakovar ka realizuar një ndeshje mjaft pozitive ku shënoi që në minutëën e parë të takimit.

Ky është goli i katërt që 20-vjeçari ka realizuar me fanellën e skuadrës kroate.

Në këtë sfidë janë aktivizuar dhe mbrojtësi shqiptar Amir Rrahmani me RNK Splitin dhe Herdi Prenga me Lokomativën.

Skuadra e ish futbollistit të Partizanit mban vendin e katërt në kampionat, ku pas saj pozicionohet Lokomotiva me 6 pikë më pak.

rrahmani - grezda- prenga

Amir Rrahmani, Herdi Prenga, Eros Grezda pas ndeshjes. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"