Shënon dhe feston si Xhaka e Shaqiri, Asllani: Është shqiponja e Shqipërisë dhe Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 17:03

Shënon dhe feston si Xhaka e Shaqiri, Asllani: Është shqiponja e Shqipërisë dhe Kosovës

Kosovare Asllani është bërë pjesë e mediave në Suedi. Lojtarja me origjinë kosovare, ka shënuar gol në fitoren 3 me 0 të Suedisë në ndeshjen me Ukrainën e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror.

auto_Asllani1535726672

Por përveç golit ajo për të cilën Asllani mbëhet në qendër të vëmendjes së mediave Suedeze është mënyra e festimit të saj me shqiponjë si Xhaka e Shaqiri. Ndërsa në lidhje me festimin e saj ajo ka thënë për “SVT Sport”: “Të gjithë e dinë që kjo ishte shqiponja e Shqipërisë dhe e Kosovës, kështu që është një mesazh dhe një nder për këtë vend”.

auto_Kosovare21535727019

“Ishte speciale. Nipi im tashmë ka mësuar ta bëjë shqiponjën dhe e kam bërë edhe për të.Jo, vërtet jo. Ata ishin më të vendosur dhe më entuziazmuar duke e pasur parasysh ekipin kundërshtar”- tha Asallani në lidhje me krahasimin që i bënë festimit të saj me të Xhakës e Shqirit.

auto_Asllaniii1535726672

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"