Shënon çdo 62 minuta, reagon Haland pas fitores me Dortmundin: Nuk më ndalin dot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2022 | 10:37

Shënon çdo 62 minuta, reagon Haland pas fitores me Dortmundin: Nuk më ndalin dot

Erling Haland është si një tren i pandalshëm me Mançester Sitin. Norvegjezi ka shënuar sërish, duke i dhënë fitoren “Qytetarëve” përballë ish-skuadrës së tij, Dortmundit.

haland

22-vjeçari ka shënuar golin e tij numër 26 në Champions në 21 takime të luajtura, duke vendosur rekord pas rekordi. Ai shënon çdo 62 minuta në këtë kompeticion.

Pas ndeshjes, ai ka folur për “BT Sport”, duke i bërë një analizë suksesit të vuajtur të skuadrës së tij: “Në fund e treguam se kush jemi dhe çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Besoj se Mançester Siti i vërtetë ishte ai i 25 minutave të fundit. Jam krenar për atë çfarë bëmë në fund. Dortmundi luajti mjaft mirë, por në fund nuk më ndalën dot”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"