Shënon Bangal në minutën e 95-të, barazim mes polemikash në Gjirokastër (Video)

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Maj 15, 2017 | 16:03

Shënon Bangal në minutën e 95-të, barazim mes polemikash në Gjirokastër (Video)

Teuta ka marrë një pikë shumë të rëndësishme për mbijetesën në ekstremin e ndeshjes ndaj Luftëtarit, në një duel që është mbyllur me tension pas barazimit 1-1.

Dueli nuk kishte dhuruar një lojë mbi mesataren dhe rastet për të shënuar nga të krahët ishin të pakta. Por sfida është ndezur në fund, fillimisht me penalltinë e realizuar nga Ramadani në minutën e 85-të takimit. Kur dukej se Luftëtari do të merrte tri pikët që do t’i garantonin vendin e katërt, me shpresën të Europa, ka ardhur barazimi i Bangal në minutën e pestë shtesë.

Ky gol ka tensionuar situatën me vendasit që fillimisht kanë protestuar pranë gjyqtarit, ndërsa më pas ka pasur edhe përplasje mes futbollistëve të të dy ekipeve në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjeve.

iopiopoipio

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Vërshëllen gjyqtari Alla për fundin e ndeshjes ndërsa ka tension në fushë me lojtarët gjirokastritë që e rrethojnë duke i kërkuar llogari për faullin që solli golin e barazimit. Gjithsesi, ndeshja mbyllet në barazimin 1-1.

90’+5’ Faull në hyrje të zonës, ekzekutohet ajo me shpejtësi dhe Bangal dërgon topin në rrjetë. 1-1

90′ Akordohen 5 minuta shtesë, ndërsa Teuta është e tëra në sulm.

85’ Ramadani gjuan nga pika e bardhë saktësisht duke realizuar golin e avantazhit. 1-0

83’ Beqja shkakton faull ndaj Bregut në zonë dhe për gjyqtarin Alla nuk ka dyshime, 11-metërsh për ekipin e Luftëtarit.

75’ Lojë nën ritëm nga të dy skuadrat që nuk arrijnë të krijojnë raste të rrezikshme, ndonëse gjirokastritët kanë më shumë nën kontroll topin.

65’ Magani mundohet të ndryshojë diçka në fazën sulmuese të ekipit të tij, duke aktivizuar Bangal në vend të Papës.

61’ Dita i shpëton pozicionit jashtë loje dhe shfaqet para Mirakës, i cili ndalon gjuajtjen e mesfushorit durrsak.

59’ Godet Rexhinaldo drejt portës me kokë, asnjë problem për Kastratin.

55’ Gjuan nga ana tjetër Kotobelli, Miraka është i vëmendshëm dhe pret në pozicion.

54’ Dejvi Bregu jep sinjalin e parë drejt portës durrsake, por pa arritur të shtyjë topin në rrjetë.

53’ Në lojë Zguro për Luftëtarin, ndërsa Milinkoviç nxjerr nga fusha Abazajn.

46’ Kërkon më shumë në fazën sulmuese trajneri Milinkoviç, i pakënaqur me atë që ka parë në fushën e lojës nga ekipi i tij. Menjëherë aktivizohet Bregu, i cili zë vendin e Rapos.

45’+4’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’+3’ Rroca ekzekuton në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi, por Kastrati arrit të ndalë topin që po i drejtohej trekëndëshit të portës së tij.

luftetari teuta

38’ Progni provon me një goditje dënimi ballore, topi ndalet nga traversa e katërkëndorit të Mirakës.

27’ Lamçja mundohet të rrezikojë portën e Teutës. Gjuajtja e tij është shumë e lehtë për të shqetësuar Kastratin.

28′ Çyrbja arrin të depërtojë brenda zonës së Luftëtarit dhe gjuan, por Miraka është i vëmendshëm për të shpëtuar katërkëndorin e tij.

22’ Ndërpritet ndeshja për një minutë, që t’u jepet mundësi skuadrave të freskohen me ujë, për shkak të temperaturave të larta në Gjirokastër.

19’ Sykaj regjistron emrin në listën e të ndëshkuarve, duke marrë kartonin e parë të verdhë.

15’ Ritmi i ndeshjes nuk është i lartë, pasi të dy skuadrat gabojnë shumë në gjysmëfushën kundërshtare, pa arritur të krijojnë raste të rrezikshme para portës.

5’ Ngulmuese Teuta e cila arrin edhe të dërgojë topin në rrjetë me anë të Ditës, por mesfushori është në pozicion jashtë loje dhe goli anulohet.

1′ Luan topin e parë nga qendra skuadra e Teutës.

Luftëtari-Teuta 1-1
85′ (p) Ramadani / 90’+5′ Bangal

Luftëtari: Miraka, Liçaj, Bojom, Rapa, Rapo (46′ Bregu), Ramadani, Aleksi, Abazaj (53′ Zguro), Rroca (85′ Usama), Lamçja, Rexhinaldo.

Trajner: Mladen Milinkoviç

Teuta: Kastrati, Beqja, Markoviç, R. Hoxha, Kotobelli, Sykaj, Progni, Dita, Çyrbja, Papa (65′ Bangal), Magani (74′ Ribaj).

Trajner: Gugash Magani

KV: Ramadani / Sykaj, Kastrati, Beqja

Gjyqtar: Laver Alla





www.minuta90.com