Shënojnë “të padëshiruarit” e të kuqve, vuajtjet e Partizanit nuk kanë fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2018 | 17:48

Shënojnë “të padëshiruarit” e të kuqve, vuajtjet e Partizanit nuk kanë fund

Partizani dështoi këtë javë në duelin me Kukësin, humbje që lidhet me disa faktorë, ku më së shumti ndikuan mungesat e shumta të titullarëve. Por kjo ka qenë java e ish-lojtarëve të kuq, që u larguan si të padëshiruar në merkaton e janarit. Në takimin Kamza-Skënderbeu, 1-2, golat u shënuan nga dy ish të kuq.

Fili

Realdo Fili hapi siparin me një supergol dhe, më pas, vjen përmbysja e Skënderbeut me dy golat e Emiljano Vilës, i cili në Korçë ka më shumë detyra sulmuese sesa mbrojtëse. Seria pozitive e ishëve të kuq në këtë javë u mbyll mbrëmë në “Loro Boriçi”, ku Renato Malota, me golin e tij i siguroi një fitore vitale Vllaznisë në luftën për titull. Partizani vuan, por të larguarit e janarit përjetuan një javë të mrekullueshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"