Shënojnë më shumë se të gjithë nga vendi, Inter-Roma luhet… në ajër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 18:32

Shënojnë më shumë se të gjithë nga vendi, Inter-Roma luhet… në ajër

Sa të ngjashëm, po aq edhe të ndryshëm. Pa varësisht se të nisur me projekte të ndryshme, Interi dhe Roma gjejnë karakteristika dhe statistika që i lidhin. Duke nisur nga fuqia fizike që i bën dy skuadrat që kanë shënuar më shumë me topa inaktivë.

inter-roma

Dueli i sotëm në “San Siro”, pra, parashikohet të luhet në lartësi, jo vetëm duke konsideruar klasifikimin. Dhe nëse është e vërtetë që sfidën do e vendosë taktika, kampionët, mungesat (në kampin zikaltër mesfusha është e gjymtuar, në tjetrin mbetet dyshimi “Xheko”) dhe episodet, leximi i shifrave mes rreshtave mund të japë tregues interesantë.

NË LARTËSI – Skuadra e Kontes nga goditjet standarde ka realizuar 11 gola, e paraprirë vetëm nga ekipi i Fonsekës (12). Diferenca megjithatë është që zikaltrit kanë blinduar edhe zonën e tyre, duke pësuar vetëm një gol nga topat inaktivë: penalltinë e Verre me Veronën. Edhe në topat e lartë protagonistët e supersfidës së javës së 15-të nuk bëjnë shaka: Interi është i pari me Kaljarin në zërin “gola me kokë” (6), Roma e ndjek me një më pak.

dEL NE AJER

 SA AFËR… – Pavarësisht se ndahen nga 9 pikë në klasifikim, dy skuadrat që duan të rikthehen në maja pas dominimit juventin, ndodhen në të njëjtën shkallë për numrin e goditjeve të kryera: 161. Me diferencën që zikaltrit kanë gjetur kuadratin 102 herë, kundrejt 86 të verdhekuqëve. I barabartë edhe numri i shtyllave të goditura (7), por kundërshtarët e Romës kanë goditur 8, ata të Interit vetëm 2. I ngjashëm edhe numri i goditjeve nga këndi (102-95 për romanët), por Interi në tërësi ka krosuar më shumë se rivalët: 102 herë kundër 73.

…PO AQ LARG – Gjithmonë duke u bazuar te statistikat e Ligës së Serisë A, Interi kryeson edhe në nivelin e qarkullimit të topit dhe kilometrave të përshkuar. Brozoviç me shokë kanë topin mes këmbëve për një mesatare prej 28 minuta e 54 sekonda për ndeshje (14’42″ në gjysmëfushën e tyre, 14’12 në atë kudnërshtare), ndërsa Roma është në vendin e gjashtë me 26’59″.

5de8de69fd9db225712ab643

LUKAKU KUNDËR SMOLLOING – Ndërkohë do ketë edhe një sfidë brenda sfide. Lukaku kundër Smollin. Të gjigandë. Dhe miq. Sot në fushë si kundërshtarë. Dy lojtarë që “harruar” nga Solskjaer, ish-”djaj të kuq”, shpesh të buzëqeshur, shpërthyer në impaktin me Serinë A. Së bashku në Angli kanë luajtur për dy sezone dhe 73 ndeshje, më pas u gjendën krah për krah në një pankinë për një ndeshje të Junajtid në Singapor, duke parë shokët e skuadrës që luanin kundër Interit: shfaqeshin disi të mërzitur, shumë nervozë për lajmet e transferimit që dëshironin me çdo kusht.

U “lirua” i pari Romelu, ndërsa Kris do duhet të priste deri në fund të gushtit. Katër muaj më pas do jenë sërish pranë, ketë herë në zonën e rreptësisë, me shumë pak kohë për t’u mërzitur dhe më pak dyshime mbi të ardhmen. Edhe sot vazhdojnë të mbajnë kontakte, në këtë aventurë të përbashkët italiane.

Përgatiti: LEDIO NASE – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"