“Shënoj ndaj Besëlidhjes”, flet sulmuesi i Partizanit B: Kjo fanellë ka peshë, dua ta shpërblej ndeshjen e rradhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2021 | 11:10

“Shënoj ndaj Besëlidhjes”, flet sulmuesi i Partizanit B: Kjo fanellë ka peshë, dua ta shpërblej ndeshjen e rradhës

Partizani B udhëton sot drejt Lezhës, atje ku do të masë forcat me Besëlidhjen vendëse. Sulmuesi Fernando Ndrejaj beson se të kuqtë do ta nisin mbarë fazën e tretë, gjë që e pohon edhe për gazetën.

NDREJAJ

“Është kënaqësi për mua të përfaqësoj ngjyrat e klubit të Partizanit. Fanella e kuqe ka peshë të rëndë. Në takimin me Besëlidhjen do të kërkoj me ngulm të dal te goli. Do të jem i lumtur po t’i shënoj. Së fundmi, dua të falënderoj drejtuesit që kanë besuar tek unë.

Dua t’ua shpërblej që në takimin e radhës kundër lezhjanëve”, tha Ndrejaj, i ardhur te Partizani B nga Akademia e Futbollit të Alban Bushit.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"