Shënoi tripletë në debutim, Haland në qiellin e shtatë: Është e pabesueshme…
Në Salcburg, Haland njihej nga të gjithë për fjalët e pakta që fliste pas ndeshjeve, edhe pse shënonte pa pushim. Pas fitores 5-3 në Augsburg, norvegjezi ndaloi për mikrofonat e “Sky”, duke shprehur gëzimin e tij për tre golat e parë të shënuar për skuadrën e Dortmundit në ndeshjen e tij të parë:
“Është e pabesueshme, çfarë debutimi! Jam shumë i lumtur që shënova dhe morëm tri pikët. Ishte e rëndësishme të fitonim, pasi vetëm kështu do të jemi më pranë objektivave sezonalë. Nuk dua të ndalem më, jam i lumtur”, tha 19-vjeçari.
Kujtojmë se Favre nuk i besoi atij nga minuta e parë, pasi lojtari ishte disi prapa me përgatitjen fizike, por Haland tregoi se trajneri mund të mbështetet pa frikë tek ai.
/PANORAMASPORT.AL/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"