Shënoi tre gola në lojën brenda grupit, Bullari gati për sfidën e Olimpiakosit me Arsenalin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 12:34

Shënoi tre gola në lojën brenda grupit, Bullari gati për sfidën e Olimpiakosit me Arsenalin

Olimpiakosi do të luajë sot, duke nisur nga ora 18:55, kundër Arsenalit në “Emirates Stadium”, ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16-ave në Ligën e Europës.

bullari ne londer (1)

Trajneri i helenëve, Pedro Martins ka marrë me vete në Angli dhe sulmuesin shqiptar Emiliano Bullari, i cili do të jetë në stol në fillimin e sfidës.

Në stërvitjen e fundit që u zhvillua dje, Bullari u përfshi me rezervat në lojën brenda grupit dhe shënoi 3 gola. Forma e tij në stërvitje, tregon se sulmuesi shqiptar mund të marrë minuta në këtë takim.

Kujtojmë që Olimpiakosi ka vetëm një sulmues të deklaruar për këtë takim, El Arabin, teksa Fortunis mbeti në Greqi pas një problemi fizik.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"