Shënoi supergol në kampionatin belg, mesfushori i Genkut merr ftesë nga Shqipëria (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2017 | 13:51

Shënoi supergol në kampionatin belg, mesfushori i Genkut merr ftesë nga Shqipëria (Video)

Mesfushori Edon Zhegrova,  mësohet se është ftuar nga Kombëtarja Shpresa pas paraqitjeve të mira në kampionatin belg. 18-vjeçari këtë fundjavë shënoi golin e parë me fanellën e Genkut në barazimin 1-1 ndaj Eupenit.

Zhegrova

Ka qenë vetë futbollisti, i cili në një prononcim për mediat kosovare ka deklaruar: “Kam marrë ftesë ta përfaqësojë Kombëtaren U-21 të Shqipërisë. Unë jam i gatshëm të jap kontributin tim për të dyja kombëtaret”, deklaroi 18-vjeçari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"